Çfarë është VleresoPedagogun.al

Nga Gevio | Tet. 22, 2020, 5:33 p.m.

VleresoPedagogun.al është një platformë online e cila ju mundëson të shtoni pedagogët tuaj në platformë dhe më pas t'u jepni atyre notën që ju mendoni se ata meritojnë.

Platforma VleresoPedagogun.al është frymëzuar nga platforma e mirënjohur amerikane RateMyProfessors.com, e cila ka 1.7 milionë profesorë në sistem si edhe 19 milionë vlerësime.

Duke parë që një platformë e tillë nuk ekzistonte në Shqipëri, vendosem ta krijonim dhe t'u jepnim mundësi të gjithë atyre studentëve që dëshirojnë të japin më shumë detaje për një profesor/zyshë të caktuar të kishin një hapësirë online ku të mund ta bënin pikërisht këtë gjë.

Faleminderit dhe shpresojmë që ta gjeni me vlerë platformën tonë!

Me shumë respekt,
Gevio Tabaku, themelues i VleresoPedagogun.al & PortaliStudentor.al.